Ministria e Shëndetësisë po i vonon rezultatet e testeve për Kumanovën

Shtabi komunal i krizave në Kumanovë është ankuar se po vonohen rezultatet e testeve të Koronavirusit për Kumanovën. Shtabi sot zyrtarisht ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë tu japë prioritet testeve për personelin mjekësor në Kumanovë, duke theksuar se ato nuk po arrijnë me kohë. “Në këtë menyrë po krijohet pasqyrë jorelar epidemike për Kumanovën”, thuhet në konkluzat e Shtabit.