Katër vjet nga pranimi në UEFA, Duka uron Kosovën

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka uruar homologun e tij kosovar Ademin për 4-vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA.

Duka thotë se tashmë Kosova ka vendin e merituar në panoramën e futbollit europian. Po ashtu ai thotë se për shkak të marrëdhënieve vëllazërore së bashku do të zhvillojnë projekte për rritjen e futbollit shqiptar.