Belgjikë, afër 50 mijë raste me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë ka shkuar në 49.906, me 389 raste të konfirmuara në 24 orët e kaluara.
Qendra belge e Krizave tha në një deklaratë se në 24 orët e fundit, 77 persona janë shtruar në spital, kurse 98 të tjerë janë liruar pas trajtimit.

Në deklaratë thuhet se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është ulur për 15, për të rënë në 674.

Ndërkaq, vendi ka konfirmuar 79 viktima të reja nga virusi, me çka bilanci i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 7.844, prej të cilëve 46 për qind kanë ndërruar jetë në spitale dhe 53 për qind në azile.