Flet Pacolli pasi u kërcënua me ‘djegie të fëmijëve’: Jemi ngopur me dhunë, kërcënime, frikësime

Indeksonline ka mësuar se para disa dite është arrestuar personi që e kërcënoi kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, duke i thënë se do ta vrasë atë dhe fëmijët e tij.

E Pacolli përmes një postimi reagoi përmes duke thënë se shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.

Ai tha që do ti përdorë të gjitha instrumentet ligjore që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime.

Postimi i plotë:

Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi.

Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.

Nga ana tjetër unë asnjëherë askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi.

Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime./