Katër të vrarë nga granatimet ruse në Herson

KYIV, UKRAINE - 2022/10/10: The police conducts an investigation near burned-out cars that were damaged as a result of rocket fire by the Russian army in the city center. As a result of a massive Russian missile attack on Monday, a number of infrastructure facilities in 12 regions of Ukraine and Kyiv were damaged or destroyed. 11 people died, 89 were injured. (Photo by Sergei Chuzavkov/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Katër persona janë vrarë nga granatimet me artileri nga Rusia në Herson, tha ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko.

Më herët, autoritetet kishin raportuar për tri viktima.

“Ekipet e shpëtimit kanë shkuar zjarrin që kaploi një makinë që u godit nga zjarri i artilerisë në Herson gjatë mesditës. Fatkeqësisht, ata nuk mundën të shpëtonin shoferin dhe një pasagjer. Numri i viktimave nga granatimet ruse u rrit në katër, të cilët ishin banorë lokalë. Një tjetër person është plagosur”, shkroi ai në Telegram.

Trupat ruse po kryejnë granatime çdo ditë në pjesët e rajonit të Hersonit, që janë çliruar nga forcat ukrainase.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës pothuajse dy vjet më parë dhe vazhdimisht sulmon territorin fqinj me raketa, dronë dhe armë të tjera. Pavarësisht të dhënave të shumta, Moska mohon se gjatë pushtimit të paprovokuar sulmon caqet civile në Ukrainë./REL