Katër të miturit, të cilët dje janë gjetur në një banesë në Shkup pa ndjenja dhe me lëndime trupore, sot janë të vetëdijshëm, në gjendje të përmirësuar shëndetësore, me parametra stabile vitale, thotë për Sdk.mk, drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev, transmeton Portalb.mk.
Dje në Toksikologji janë sjellë 4 fëmijë të mitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore. Ata janë të mitur nga mosha 14 deri në 17 vjeç,dy meshkuj dhe dy femra. Sipas MPB-së, dje zyrtarë policorë nga SPB Shkup, pas një ankese për prishje të rendit dhe qetësisë publike, kanë konstatuar se në shtëpinë e 40-vjeçarit D. G. ishin katër fëmijë, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope.
Çibishev thotë se në të gjithë është vërtetuar prania e substancave psikoaktive dhe nuk është vërtetuar prania e alkoolit.
“Ata nuk kanë lëndime të rënda. Trajtimi dhe mbikëqyrja intensive në Klinikën e Toksikologjisë vazhdon”, tha doktor Çibishev.