Katër persona u gjetën të vrarë me thikë në një shtëpi në juglindje të Londrës – policia jep detajet

Policia ka treguar detaje të tjera të zbuluara pasi katër persona u gjetën të vrarë me thikë në një shtëpi në juglindje të Londrës.

Një burrë në të 20-at është arrestuar me dyshimin për vrasje pas “incidentit thellësisht tronditës” në Bermondsey, tha Policia Metropolitane, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Tri gra – të moshës 60, 40 dhe 30 vjeçe – dhe një burrë rreth të 60-ave u gjetën të vdekur pas një raportimi për një konflikti në shtëpi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Të katër personat, të cilët u gjetën brenda në pronë, u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Personi i arrestuar me dyshimin për vrasje u dërgua në një stacion policie në jug të Londrës, ku mbetet në paraburgim.

Mendohet se të pesë personat ishin të njohur me njëri-tjetrin.

Komandanti i Policisë, Colin Wingrove tha se fqinjët kishin kontaktuar policinë dhe oficerët kishin hyrë me forcë në shtëpinë në Delaford Road.

Ai tha: “Brenda shtëpisë ata bënë një zbulim të tmerrshëm të katër personave që ishin therur me thikë”.