Sindi Manushi mbërriti në Itali vetëm në moshën 9-vjeçare, pa e njohur mirë gjuhën dhe përballë një realiteti krejtësisht të ri. Sot, vite më vonë, shqiptarja nga Elbasani drejton Bashkinë e Pieve di Cadore, në Itali, pikërisht në vendin ku dikur kishte mbërritur si emigrante së bashku me familjen.
Rruga e saj drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë. Familja u detyrua të niste gjithçka nga e para, ndërsa Sindi ka treguar se që në moshë të re është përballur me punë, paragjykime dhe madje edhe episode racizmi.
Por përmes këmbënguljes, arsimimit dhe angazhimit të vazhdueshëm në komunitet, ajo arriti të marrë drejtimin e një bashkie italiane.
Historia e Sindi Manushit është një shembull frymëzues i integrimit dhe suksesit, që dëshmon se prejardhja nuk është pengesë për të arritur majat, kur nuk mungojnë puna, vullneti dhe këmbëngulja.
Rajon-Botë Erdhi në Itali si emigrante 9-vjeçare, sot është kryetare bashkie – historia...



