Katër ditë në izolim, qytetarët vërshojnë tregjet (VIDEO)

Tregu “Bit Pazar” në Shkup sot është më i frekuentuar se në ditët e kaluara. Qytetarët po përgatiten për izolimin më të gjatë në shtëpi që kanë kaluar ndonjëherë. Ora policore që hyn në fuqi sot nga ora 16;00 do të përfundojë të martën në ora 5 të mëngjesit. Kjo masë që ka për qëllim të parandalojë përhapjen e koronavirusit, nuk është pritur mirë nga të gjithë qytetarët, shkruan gazeta LAJM. Disa e kanë vështirë të qendrojnë aq gjatë brenda, ndërsa të tjetër ekonomikisht e kanë vështirë të përballojnë izolimin.

Katër ditë në izolim – qytetari: shtetit nuk i intereson a kemi bukë në shtëpi

Katër ditë në izolim – qytetari: shtetit nuk i intereson a kemi bukë në shtëpi

Posted by Lajm TV on Friday, 17 April 2020

Shitësit në “Bit Pazar”, thonë se qytetarët tashmë janë mësuar me orën policore dhe furnizohen çdo ditë me gjërat e nevojshme.

Qytetarët sot ia kanë mësyer edhe marketeve dhe farmacive, ndërsa raportohet se edhe nëpër qytetet tjera të vendit banorët po kryejnë blerjet për izolimin katërditor. /Gazeta LAJM