Kasami: Zaev nuk u konsultua me partnerët e koalicionit kur deklaroi se do të dorëhiqet! (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i sapo zgjedhur i Komunës së Tetovës i ftuar në emisionin debativ Click Plus ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit të RMV-së Zoran Zaev. Kasami tha se Zaev nuk u konsultua me partnerët e koalicionit kur deklaroi se do të dorëhiqet, transmeton TetovaSot.

“Kryeministri dha dorëheqje dhe ne e dëgjuam nëpër media. Nuk ka qenë i konsultuar me partnerët e koalicionit. Nuk kam qenë i konsultuar, nuk kam pasur takim. Brenda kësaj jave do të kem takim me kryeministrin dhe do të flasim për rrethanat për të cilat e ka dhënë atë dorëheqje,” u shpreh Kasami./TetovaSot