Kasami nga Cetinska: Na duhet shumica për të vazhduar ndryshimin e Tetovës

Lëvizja BESA sonte ka qendruar në lagjen Migjeni (Cetinskë), në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal në Tetovë.

Në këtë tubim, ka marrë pjesë kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, si dhe bartësi i listës Besar Durmishi.

Gjatë fjalës së tij, Kasami ka deklaruar se me 20 gusht, qytetarët do të vendosin nëse do ti vazhdojmë projektet tona për ndryshimin e Tetovës, apo do të lejojmë që ato projekte të pengohen.