Joveski: Procedime të paligjshme nuk do të tolerojë

Prokurori publik republikan, Ljubomir Joveski për “Fokus” zbulon detajet e “zënkës së prokurorëve” rreth bastisjes në Drejtorinë e Policisë Financiare. Ai thekson se nuk i ndërhyn prokurores Villma Ruskovskës në lëndët, por se kujdeset për respektimin procedurës ligjore, që është edhe kompetencë e tij ligjore.

Joveski thotë se për hetimin të parët janë njoftuar prokurorët përkatës.

“Se është bërë në mënyrë publike dhe transparente, tregon edhe fakti se raporti i përgatitur, pas mbikëqyrjes së dy prokurorëve nga kjo prokurori publike, është dorëzuar me librezë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që do të thotë për kokën e tij dhe për dy prokuroret femra. Aktakuza është dorëzuar dhe incizuar në prokurori të premten më 29 të muajit të kaluar, ndërsa të hënën më 1 të këtij muaji është dorëzuar në media si njoftim”, thotë Joveski.

Në pyetjen nëse është e vërtetë që prokurorja e cila ka nënshkruar kërkesën për bastisje në fakt nuk e ka ditur se çfarë ka nënshkruar dhe se i është thënë se është urdhër nga shefi, Joveski thotë:

“Prokurorët që kanë kryer hetimin kanë konstatuar se në ditën e bastisjes prokurorja Villma Ruskovska ka filluar ta shfrytëzojë pushimin vjetor. Në mungesë, atë e zëvendësoi prokurorja Ivana Trajçeva. Kërkesën për bastisje të përgatitur në emër të prokurores Ruskovska e ka nënshkruar prokurorja Elizabeta Josifovska.

Për atë se kush e ka përgatitur kërkesën, kush e ka urdhëruar nënshkrimin e saj, nëse prokurorja që e ka nënshkruar e ka ditur se çfarë ka nënshkruar apo është urdhëruar ta bëjë këtë, kush e ka paraqitur kërkesën në gjykatë, kush e ka organizuar kontrollin, por edhe për rrethana të tjera relevante përgjegjëse është prokurorja Ruskovska e cila do të dorëzojë informata në Prokurorinë Publike të RMV”, tha Joveski.

Nëse prokurorja Ruskovska nuk i jep informacionet e kërkuara, atëherë, shton Joveski, se do të marrë gjithçka në kompetencën e tij për ta zbardhur rastin deri në fund.