Kasami mirëpret Prof. Vebi Bexhetin: Titulli “Qytetar Nderi i Arbëreshëve”, krenari për Tetovën

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim Prof. Dr. Vebi Bexhetin, i cili së fundmi është nderuar në Horën Arbëreshe me titullin “Qytetar Nderi i Arbëreshëve”, përcjell tetova1

Kasami e ka vlerësuar këtë çmim si një mirënjohje të merituar për veprën dhe kontributin e Prof. Bexhetit në fushën e dijes, kulturës dhe çështjes kombëtare, duke theksuar lidhjen e tij të veçantë me botën arbëreshe dhe trashëgiminë shqiptare.

Sipas Kasamit, përmes veprimtarisë së tij shkencore, shkrimeve dhe angazhimit ndër vite, Bexheti ka kontribuar në afirmimin e Tetovës dhe në ruajtjen e promovimin e vlerave kulturore, historike e kombëtare.

Kryetari i Tetovës ka theksuar gjithashtu se ky titull përbën një nderim për një figurë që ka ndërtuar ura lidhëse mes shqiptarëve në trojet shqiptare dhe arbëreshëve.

“Me shumë kënaqësi mirëprita në takim Prof. Dr. Vebi Bexhetin, i cili në Horën Arbëreshe është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Arbëreshëve”, një vlerësim i merituar për veprën, kontributin dhe lidhjen e tij të veçantë me botën arbëreshe dhe trashëgiminë shqiptare!

Prof. Vebi Bexheti është një personalitet i shquar i dijes, kulturës dhe çështjes kombëtare, i cili përmes veprës së tij shkencore, shkrimeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, jo vetëm që ka afirmuar Tetovën, por ka promovuar dhe ruajtur vlerat tona kulturore, historike dhe kombëtare.

Ky titull është një nderim për një figurë që me punën e tij ka ndërtuar ura të forta mes shqiptarëve në trojet tona dhe vëllezërve arbëreshë.

Urime të përzemërta, Profesor! Ky nderim është edhe një krenari për Tetovën dhe për të gjithë ne!”, ka shkruar Kasami./tetova1.m