Pas më shumë se shtatë muajsh debatesh për vendkalimin e paligjshëm të këmbësorëve në Bit-Pazar, Qyteti i Shkupit ka vendosur ta rregullojë këtë pikë duke vendosur semafor me buton dhe sinjalistikë për kalim të këmbësorëve.
Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha se vendimi erdhi pas konsultimeve me qytetarët, veçanërisht me të moshuarit, të cilët kanë pasur vështirësi me alternativën e vendkalimit të mbyllur.
Për vendimin ka reaguar opozita, duke e cilësuar si tërheqje politike. Gjorgjievski e mohoi këtë, duke thënë se bëhet fjalë për respektim të vullnetit të qytetarëve.
“Nuk turpërohem dhe nuk kam frikë të bëj një hap prapa kur bëhet fjalë për vullnetin e popullit”, deklaroi ai.





