Kasami kryetar, Arifi punëson administrator

Kështu deklaroi kryetari i Tetovës Bilall Kasami gjatë fushatës zgjedhore në Klan TV. Por tash Komuna ka publikuar shpallje për punësim për 18 administrator.

18 administrator shtetëror kryesisht referent dhe bashkëpunëtor të ri do të ulen në kolltuqet e Komunës së Tetovës. Nga Komuna e Tetovës thonë se këto punësime nuk i ka planifikuar udhëheqsija e tanishme e komunës por plani për punësim është miratuar nga këshilltarët e përbërjes paraprake.

Komuna e Tetovës

“Këtë plan e kanë miratuar këshilltarët e përbërjes paraprake me 1 shtator të vitit 2020! Nuk janë vende pune qe i kemi planifikuar ne, por udhëheqsija paraprake për funksionimin e insititucioneve të komunës”.

Kasami gjatë gjithë kohës potencon se komuna është e stërngakruar me administratorë jofunksionalë. Paralajmëroi edhe shqyrtimin e kontratave të 350 administatorëve të cilët një pjesë e tyre nuk shkojnë në punë./KlanMacedonia/