Ja sa shkelje janë bërë në të dielen e parë jo pune

Në ditën e parë të implementimit të ligjit që ditën e diel e shpallë ditë jo pune, inspektorët e punës gjatë kontrolleve në teren kanë konstatuar dhjetra parregullsi. Në rastet e konstatimit të parregullsive punëdhënësve u është dhënë vërejtje dhe obligim që ta njoftojnë inspektoratin nëse do të punojnë të dielen dhe kush do të punojë.

“Punëdhënësi që nuk e ka njoftuar inspektoratin shkojmë me vërejtje, por kur nuk respektohen ndryshimet ligjore të ligjit për mardhënie pune dhe ligjit për tregti, për punë të dielen që është ditë pushimi, në ato raste mbyllet objekti dhe shqiptohet masë sanksionuese në mvarësi të madhësisë së subjektit juridik.”, tha Jovana Trençevska, drejtor i inspektoratit shtetëror të punës.

Në pyetjen nëse inspektorët do të kontrollojnë edhe institucionet shtetërore dhe industritë e mdha, nga inspektoriati thonë se do të veprojnë në bazë të analizave dhe ankesave të pranuara.

“Kemi hapur adresë të veçantë në të cilën na kanë ardhur njoftime nga punëdhënësit për punë të dielen dhe sot kemi pranuar gjashtë njoftime për punë të dielen. Me kolegët inspektor do të analizojmë njoftimet dhe kush janë punëdhënësit dhe tek të gjith ata do të kryhet kontrollë për pagesën e rrogave të janarit në shkurt.”, tha Trençevska.

Dita e diel do të jetë ditë jo pune për mbi 90% të puntorëve, ndërsa puntorët që do të punojnë do tu paguhet mëditje. Për mosrespektim të ligjit është paraparë denim prej 800 deri në 10 mij euro për kompanitë mvarësisht nga madhësia dhe 50 deri në 500 euro për personat përgjegjës.