Kasami e Mexhiti në Prishtinë në Inaugurimin e bustit të heroit të kombit, Hasan Prishtina

Kryetari i komunës së Tetovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti kanë qëndruar në Prishtinë në Inaugurimin e bustit të heroit të kombit, Hasan Prishtina.

Në qytetin e Prishtinës 🇽🇰, së bashku me mikun tim Izet Mexhitin, në mesin e shumë familjarëve e veprimtarëve të çështjes 🇦🇱shqiptare bëmë Inaugurimin e bustit të heroit të kombit, Hasan Prishtina i cili është bërë nga fondacioni “Hasan Prishtina” me në krye Memet Prishtinën.