Karate/Idrizi, nënkampion nē “Trofeun e Maqedonisë së Veriut”

Sot në Shkup u zhvillua Turneu tradicional ndërkombëtar “Trofeu i Maqedonisë së Veriut”.

Në këtë turne mori pjesë edhe Abdurahim Idrizi garues i K.K. “Makpetrol” nga Shkupi, i cili në kuadër të përfaqësuesës së Maqedonisë së Veriut garoj në kategorinë Senior -60 kg.

Në këtë kategori, përveç karateistëve nga vendi, morën pjesë edhe karateistë nga Shqipëria, Kosova dhe Turqia.

Abdurahim Idrizi ishte i mrekullieshëm deri në finale. Në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në të dytën mundi garuesin turk, në gjysmëfinale mposhti Usame Baftijarin nga Maqedonia e Veriut.

Në finale edhe pse tregoi luftë cilësore kundër karateistit turk, ai u mposht duke i stolisur me medalje të argjendtë.