Kacafytjet e fundit mes LSDM dhe BDI, flirt mes dy dashnorëve

Shkruan: Naser Pajaziri

Kacafytjet e fundit mes LSDM dhe BDI po duken një flirt në mes dy dashnorëve, pas aventurave të stërzgjatura të dashurisë. Zaevi paska thënë se do e shqyrtojë koalicionin me BDI, edhe ate shumë serioz!!!

Por, vonë është Zoran Zaev?!

Pas gjithë atyre dashuriçkave në jorganin e përbashkët qeverisës me Ali Ahmetin;

Pas luftimit, tradhëtisë dhe përçarjes së vazhdueshme të kampit tjetër politik shqiptar;

Premtimeve dhe kurtheve për ndarjen e kulaçit qeveritar dhe në fund gjithçka e barabartë me zero, apo me tre katër poste të ndara, pas shumë pritjeve dhe lutjeve prapa dyerve të kabinetit tënd;

Pas zhgënjimit dhe besimit të humbur tek elektorati shqiptar, edhe shumë nga ata që krekoseshin si gjela se kishin numrin tënd të telefonit;

Nuk e di se a do të ndihmojnë lojërat për rikthimin e vëmendjes me serenatat korçare që i filloi shefi i shtabit tuaj. Por, nuk e besoj se do të ndihmojnë edhe shahirat e Kosovës

Kodi zgjedhor la për të kuptuar se po shfaqen xixa të reja të dashuriçkave mes VMRO-DPMNE dhe BDI, duke qenë dy dashnorë të vjetër, që ndoshta sërish po kalkulojnë dhe duan që ta ndajnë shtratin e qeverisjes. Këto flirte janë sfidim i ri por që mund të kenë një fund të “Romeos dhe Xhulietës” apo të çiftit “Boni dhe Klajdi”.