Karateisti i KK “Makpetrol” nga Shkupi është shpallur kanpion i Maqedonisë së Veriut në konkurrencën e seniorëve në kategorinë deri më -60 kg, i cili u zhvillua sot me 11 janar në Shkup.
Kjo ishte hera e parë që Idrizi garoi si senior.
Idrizi pati tre paraqitje të shkëlqyeshme, duke triumfuar me plotë meritë.
Duhet theksuar se K.K. “Makpetrol” u shpall kampion shteti në konkurrencën ekipore, në të cilën Idrizi ishte pjesë e ekipit.
Sport Karate/Idrizi, kampion edhe si senior