PDSH-ja caktoi departamentet dhe komisionet brendapartiake dhe udhëheqësit e tyre

Partia Demokratike Shqiptare sot mbajti mbledhje të Kryesisë Qendrore në të cilën u përcaktuan departamentet dhe komisionet brendapartiake poashtu edhe udhëheqësit e tyre.

Përzgjedhjet janë të paraqitura si vijon:

Departamenti për çështje sociale, shëndetësi dhe zhvillim rural – Frymzim Dauti
– Komisioni për pushtet lokal dhe zhvillim rural, Musadik Beqiri
– Komisioni për shëndetësi, Arben Demiri
– Komisioni për punë dhe politikë sociale, Ragmi Isufi

Departamenti i politikës së brendshme – Orhan Ibraimi
– Komisioni i sigurisë, Vasfi Doki
– Komisioni i kontrollit të brendshëm partiak, Kamber Sadiki

Departamenti juridik – Rametulla Kuçi
– Komisioni për trajnim të strukturave partiake për procesin zgjedhor, Nazmi Dauti
– Komisioni juridik, Astrite Kaba
– Komisioni legjislativ, Imer Aliu

Departamenti i arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit – Valbona Toska
– Komisioni për arsim, Agim Shabani
– Komisioni për kulturë, Sadije Iljazi
– Komisioni për rini dhe sport, Visar Palloshi
– Komisioni për çështje fetare, Arben Rufati

Departamenti i marrëdhënieve me jashtë – Fatmire Isaku
– Komisioni i NATO-s, Agron Zeqiri
– Komisioni për EU, Ramazan Shaqiri
– Komisioni për diasporë, Besnik Memeti

Departamenti ekonomik – Bardhyl Dauti
– Komisioni për ekonomi dhe financa, Sami Rushidi
– Komisioni për bujqësi, Afrim Latifi
– Komisioni për ekologji, Hisni Thaçi
– Komisioni për transport, lidhje dhe urbanizëm, Zemri Asani

Departamenti i marrëdhënieve me publikun – Luan Tresi
– Komisioni për informim, marketing dhe propagandë, Driton Ibishi
– Komisioni i bashkëpunimit ndërpartiak, Bilall Lutfiu

Departamenti organizativ – Sali Ajdini

Komisioni Kadrovik – Azem Sadiku

Shërbimi për informim, PDSH