Sela tregon se çfarë do të ndodhë pas 93 ditëve

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela beson se subjekti që drejton ai do ti fitoj zgjedhjet parlamentare të 12 Prillit.
“Edhe 93 ditë. Pranvera Shqiptare po vjen me mundësi të barabarta për të gjithë. #Aleanca2020 #EjaEdheTi”, ka shkruar Sela.
Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët që të japin ide për programin e Aleancës, i cili thuhet se synon reforma rrënjësore në vend.(INA)