Karantinë e detyrueshme për personat që kthehen nga vendet afrikane

Ministria e Shëndetësisë njofton se me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive vendosur që të gjithë personat që vijnë nga vendet afrikane të futen në karantinë të detyrueshme, transmeton Alsat.

Për momentin nga kjo Ministri nuk konfirmojnë praninë e variantit jugoafrikan të virusit korona në vendin tonë. Ndërkaq gjatë ditës së sotme laboratori pranë AHSAM do të kryej testimin e dy personave që janë kthyer nga Zanzibari, të njëjtit janë shtruar në spital pasi kanë shfaqur simptome të Covid-19.