Kapet në Tetovë personi i kërkuar, transferohet për vuajtjen e dënimit

Policia e Tetovës ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me burg.
Sipas policisë, pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, i dënuari është dërguar menjëherë në institucionin ndëshkues-korrektues për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Aksioni është realizuar nga zyrtarët policorë në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjykata kompetente.
Burimi: TetovaSot / MPB