Kapen substanca narkotike në Manastir, arrestohen dy persona

Nëpunës policorë të Seksionit për tregti të palejuar me drogë dhe armë pranë SPB Manastir sot në rr. “Kliment Ohridski” në Manastir i kanë privuar nga liria G.B. (33) dhe I.J.(41) të dy nga Manastiri.

“Ata janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së shitblerjes së drogës narkotike dhe tek ata është gjetur dhe sekuestruar substancë në gjendje pluhuri, sende me mbetje të substancës në gjendje pluhuri dhe të holla në apoenë të ndryshëm”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.