SPB-Shkup drejt PTHP-Shkup, parashtroi padi kundër Z.L. (35) dhe A.L. (41) për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “përpunim i palejuar, bashkim për tregtim me armë apo materie shpërthyese”, vepra ndëshkuese sipas nenit 396 nga Kodi penal.
Siç kumtoi MPB, më 7 dhjetor 2019 në orën 05:45, kur në disa lokacione në fshatin Gërçec, mes të cilave edhe në shtëpitë e të paraqiturve, janë kryer bastisje në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunësit policor nuk i hasën të paraqiturit në shtëpitë e tyre.
Me atë rast, gjatë bastisjeve në fshatin Gërçec, nëpunës policor, të cilët kanë siguruar perimetrin më gjerë, kanë vërejtur tetë persona, njëri prej të cilëve ka pasur pushkë automatike. Më pas, disa prej atyre personave kanë hyrë në xhip “liberti”, pas çka kanë filluar të ikin me të, por më pas e kanë lënë automjetin dhe kanë ikur. Në automjetin e lënë janë gjetur edhe pushkë automatike “AK-47– Kallashnikov” të kal.7.62x39mm, pistoletë “Zastava M57” kal.7.62×25 dhe pistoletë “Zastava M88” kal.9mm . Pas ekspertizës së kryer janë konfirmuar gjurmë nga të paraqiturit.
Nga Prokuroria shtojnë se dje i paraqituri i parë Z.L. është paraqitur në Stacionin policor Gjorçe Petrov, pas çka i është dorëzuar Prokurorisë themelore publike për veprim të mëtutjeshëm, përderisa për të paraqiturin e dytë A.L. është shpallur fletë arrest qendror.