Para se të miratohet plani i përgjithshëm urbanistik, qytetarët do të kenë qasje në te. Këtë e parasheh propozim-ligji i ri për planifikim urbanistik. Transparencë më e madhe, debat publik dhe anketa me qëllim që qytetarët të jenë saktë të informuar çfarë plani të përgjithshëm dhe të detajuar po përgatiten. Edhe pse propozim-ligji gjendet në Komision kuvendor, pushteti dhe opozita u pajtuan se ai është cilësor.
Trupa pjesëmarrës në pjesën e komuniteteve lokale që qytetarët të kenë qase, i shtojmë afate e anketave publike, debateve profesionale, me qëllim që qytetarët të kenë qasje në tërë atë që do të thotë miratim të planit të përgjithshëm, por edhe të hollësishëm urbanistik. Pres në këto disa ditë, Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji pranë Kuvendit të miratojë ligj të shkëlqyeshëm”-tha Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
E punuam Ligjin si grup pune pas amendamenteve të dorëzuara dhe këtu me përgjegjësi mund të them para jush dhe para opinionit se, amendamentet që i dorëzuam si grup deputetësh janë shumë cilësorë dhe kontribuojnë për përmirësimin e Ligjit. Jam i bindur që do të sjellim vendim cilësor ligjor”-pohoi Ane Lashkova, deputete e VMRO DPMNE-së.
Edhe pushteti edhe opozita presin propozim- ligji të votohet para shpërndarjes së Kuvendit.