Kapedan Burdushi!

Shkruan: Fatmi Limani

KAPEDAN BURDUSHI !

(flijon të gjitha të shpëtojë lëkurën e zgjebosur)

Të bëhesh i pari në shoqëri bazuar në forcën vetanako-mendore dhe fizike është ndryshe nga lider’ri i ulur te tryeza të shtruara.

I pari mbetet i përbetuar dhe në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetin kombëtar dhe i dyti (Lider’ri) tregëton vlerat e luftës, për të shpëtuar lëkurën e zgjebosur.

U zhvilluan luftra të përgjakshme në vitet 1998-2001, që mbajnë vulën e mbi 90 DËSHMORËVE, QINDRA TË PLAGOSURVE DHE MIJËRA SHTËPIVE, të cilat u shkrumbuan në emër të të drejtave dhe lirive.

O’Kapedan-Durdullush kollaj e paske të përmbysësh sofrën e shtruar nga të tjerë, sepse njerëzit (familjen), miqësinë e ke në numër, të veshur, të pasuruar dhe pa asnjë gërvishje.

O’Kapedan-Hazër’Bejxhan, hapi regjistrat e Brigadave e rilexo emrat e Dëshmorëve dhe të Plagosurve të Lirisë, për të kuptuar etnitetin e Tyre.

O’Kapedan-Karadyzen (i çakorduar), SHQIPTARËT LUFTUAN DHE FLIJUAN TË VETËM, PËR TË PËRFITUAR TË GJITHË ETNITETET (TURQ, ROM, VLLEH…).

*Ps; Drejtorët e Subjektit tuaj, nëpër shkollat Fillore, të Mesme…, janë degjenerues-shkelësit më të mëdhenj të të drejtave dhe përfaqësimit të barabartë të Turqve dhe Romëve.