Kandidati i BDI-së “shuplakë” Ali Ametit, na kujton që shqiptarët e Velesit nuk mund të mësojnë shqip!?

Kandidati për deputet në njësinë e 3-të zgjedhore, Bekim Neziri ka theksuar se prioriteti i tij në të ardhmen do të jetë arsimi cilësor dhe adekuat për gjithë shqiptarët në komunën e Velesit dhe fshatrat shqiptare për rreth.
Neziri i ka dhënë “shuplakë” kryetarit të BDI-së, Ali Ameti, sepse me qëndrimin e tij na ka rikujtuar që pas 18 viteve qeverisje, ende ka shqiptarë në Maqedoni që nuk kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën amtare, komentojnë disa analistë

Neziri ka dashur pastaj të përmirësohet, por pa sukses duke thënë se projekti i BDI-së është që gjuha shqipe të mësohet nga të gjithë qytetarët dhë në këtë mënyrë përhapja e saj do të shtrihet në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Mirëpo me vetë faktin që na ka rikujtuar se fëmijët e Velesit nuk mund të mësojnë shqip, ai ka bë dëmin BDI-së që nuk mund të përmirësohet, sepse kjo parti ka ministrinë e arsimit.