Kandidati i AAK-së për deputet kundër mocionit në këto momente

Prishja e koalicionit qeverisës me partnerin politik është lojë e rrezikshme dhe e ndyrë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, marrë parasysh këtu situatën në të cilën ndodhet vendi pas përhapjes së pandemisë.

Mocioni i rrëzimit të Qeverisë është dashakeq dhe si i tillë nuk duhet të përkrahet nga ana e opozitës.

Një veprim i tillë në këtë kohë- të pakohë, derisa vendi dhe qytetarët e saj po luftojnë për t’i mbijetuar virusit vdekjeprurës, Lidhja Demokratike e Kosovës gjeti kohë të rreshtohet pas helmit të Presidentit Thaçi.

Në këto rrethana në të cilat aktualisht ndodhet vendi pozita dhe opozita duhet të ishin të bashkuara dhe që bashkërisht të kontribuonin për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës dhe jo të merren me planet e rrezikshme të LDK-së.

Unë si anëtarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe si përfaqësues i diasporës Shqiptare në Gjermani, kërkoj publikisht nga kryetari Ramush Haradinaj të mos e votojë këtë mocion dashakeq dhe të përqendrohet në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Nëse pretendojmë se jemi shtet normal dhe plotësisht demokratik pushtetarët do duheshin të përqendroheshin në situatën e COVID-19 dhe pas përmirësimit të gjendjes, të fillojnë të merren me inatet dhe interesat e tyre politike.