Kanadezi vodhi gjëra të vlefshme arkeologjike në Kumanovë, policia e kapi në mesnatë në qendër të qytetit.

Policia e arrestoi kanadezin 37-vjeçar, pasi tek ai gjeti një objekt arkeologjik. Artefakti u sekuestrua, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar kallëzim përkatës.

Një shtetas i Kanadasë u ndalua në mesnatë në qendër të Kumanovës, pasi policia tek ai gjeti një objekt arkeologjik.

Policët e gjetën 37-vjeçarin J.A.S. rreth orës 00:30 në rrugën “Done Bozhinov”. Gjatë ndërhyrjes, tek ai u gjet një artefakt, të cilin policia e sekuestroi.

Nga Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, njoftuan se rasti do të procesohet më tej. Më pas, ndaj kanadezit do të paraqitet kallëzim përkatës.