Kamçev me kallëzime penale ndaj gjykatësve

Mbrojtja e biznesmenit Orce Kamçev dorëzoi padi penale dhe ankesa për punë të pandërgjegjshme kundër gjyqtarit të procedurës paraprake dhe Këshillit Penal, të cilët para pesë ditëve vendosën të zgjasin masën e paraburgimit. Në letrën dërguar mediave, avokatët thonë se paraburgimi është caktuar në bazë të dëshmisë gojore të një informatori dhe atyre nuk iu është prezantuar shënimi i Agjencisë për Siguri Kombëtare. Në vendimin e Gjykatës Penale thuhet se është theksuar se Kamçev në shkurt është takuar me një oficer bullgar të inteligjencës dhe supozohet të ketë pasur mbështetje për arratisje. Në letër thuhet se ky interpretim i gjykatës është i turpshëm dhe fyes për Kamçevin i cili kapitalin e tij e ka fituar në Maqedoni dhe kurrë nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja. Kamçev ka ngritur padi penale edhe kundër prokurores në rastin “Perandoria”, Lile Stefanova. Kamçev u arrestuangaa mesi i muajit mars si i dyshuar në rastin “Parcelat në Vodno”./Alsat