MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër Z.G. (55) nga Koçani, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “shantazh”.
Në gjysmën e dytë të gushtit 2021, i pandehuri ka blerë fotografi të një gruaje nga një fshat i Koçanit me përmbajtje komprometuese, pas së cilës ua ka treguar dy grave të tjera dhe më pas ka shantazhuar të dëmtuarën që t’i japë 5.000 euro për mospublikimin e fotove.