Një pjesë e madhe e Tetovës sonte ka mbetur pa ujë, përcjell TV21. Nga N.P.K. “Tetova” e konfirmojnë rastin, ndërkaq theksojnë se bëhet fjalë për defekt, për të cilin shpresojnë se do të sanohet deri nesër pasdite.
“Për shkak të një defekti të vogël në rrjetin e ujësjellësit një pjesë e qytetit ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë. Njoftojmë opinionin se defektin shpresojmë ta rikuperojmë deri nesër pasdite”, thonë nga N.P.K. “Tetova” Tetovë