Kai Havertz miraton transferimin te Arsenali

Sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz është gati të bashkohet me Arsenalin kalimtar të verës.

Topçinjtë kanë hapur bisedimet me Chelsean për sulmuesin gjerman, i cili nuk është njëri nga të preferuarit e Mauricio Pochettinos.

Edhe Havertz thuhet se e ka miratuar lëvizjen, i ngazëllyer nga perspektiva për t’u bashkuar me pretendentët për titull në Ligën Premier.

Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar lajmin.

“Kai Havertz i ka dhënë dritën jeshile ofertës për kontratën e Arsenalit pas indikacioneve pozitive. Nuk ka problem për kushtet personale”.

“Arsenali dhe Chelsea në kontakt – nuk ka shanse për 75 milionë funte, por Chelsea do të jetë fleksibël. Bayern, i informuar… por ende i qetë”, ka shkruar Romano.

Ndryshe, Chelsea dëshiron ta shesë për 75 milionë funte, por ky çmim mund të zvogëlohet dukshëm.