Kadyrovi i çeçenëve e pranon se disa ushtarë të tij janë vrarë në Ukrainë

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi pro-Kremlinit i rajonit rus të Çeçenisë, bëri një pranim të rrallë për viktimat nga forcat nga çeçene në pushtimin e Ukrainës.
“Fatkeqësisht, tashmë ka humbje në mesin e vendasve të Republikës Çeçene”, tha ai në një deklaratë në Tëitter.“Dy vdiqën … gjashtë të tjerë u plagosën në shkallë të ndryshme”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.Qeveria ruse nuk ka publikuar statistika të detajuara për trupat e vrarë dhe të plagosur në Ukrainë, pavarësisht dokumentacionit të gjerë nga mediat ndërkombëtare për viktimat ruse.Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin ishte informuar plotësisht për situatën në Ukrainë, por Peskov tha se nuk kishte informacion specifik për viktimat. /Lajmi.net/