Kacarska: Nuk do të propozoj asnjë kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska në Top Tema në TV Telma theksoi se nuk do të propozojë asnjë kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, pasi që siç tha të mos kuptohet se po përcjell mesazhin e dikujt.

“Të mos mendojë askush se po përcjell mesazhin e dikujt, se dikush më ka thënë kë të sugjeroj, apo diçka të ngjashme. E dini, keqinterpretohet gjithmonë në publik”, tha Katsarska.