Kabinat telefonike në rrugë, asnjë funksionale

Nuk janë funksionale për më shumë se dhjetë vite, ndërsa në atë kohë kanë shërbyer për shumë vështirësi të cilat i kanë pasur qytetarët por edhe për biseda për shumë gëzime. Ndërsa tani kanë mbetur vetëm nën mbulesën e pluhurit. Këto janë kabinat telefonike të cilat dikur kanë qenë një luks i madh.

Në rrugët e kryeqytetit mund të hasen shumë kabina telefonike, të lëna pas dore dhe të demoluara.

Më të moshuarit i kujtojnë me nostalgji për takimet që caktonin pikërisht nga kabinat telefonike.

Kujtim më i mirë është kur do të merreshim veshtë me gruan se do të takohemi atje. Dhe nuk kishte pritje nëpër autobusë, por i thosha eja atje dhe ajo ishte.

Gjyshes i jam lajmëruar kur kishim telefona të shtëpisë. // prej këtu i jam lajmëruar në shtëpi, por ka qenë shumë më herët. Kam qenë në shkollë fillore para 15 viteve.

Po nostalgji sepse nuk ka më kabina të telefonit askund në Shkup. // Vajzat sigurisht, atëherë nuk kishte as celulare as asgjë. Me vajzat flisnim se ku do të takohemi e kështu me radhë.

Deri sa të moshuarit i kujtojnë me mall bisedat e zhvilluara në këto kabina, të rinjve prania e tyre nuk u bënë aspak përshtypje.

A i keni përdorur ndonjëherë? – Jo. A do donit të jenë funksionale ose jo? – Ku ta di!

Kur për herë të fundit keni biseduar? Nuk e mbaj mend ta them të drejtën. Ja mbaj celular dhe askujt asgjë.

Qytetarët, kanë mendime të ndryshme nëse duhet ose jo të funksionojnë përsëri kabinat telefonike. Ndërsa gjeneratat më të reja as që e kanë idenë për se bëhet fjalë.

Por duhet si në të gjitha metropolet në Evropë ku kam qenë nuk ka që nuk kanë kabina të telefonit, sidomos nëpër qendrat tregtare.

Me telefonin celular është më mirë, në çdo moment e ke dhe çdo kush ka celular. Kjo tani është luks, vetëm harxhim.

Të vaktit më të mirë, mu më duken më të mirë.

Me mirë le ti heqin krejt! – Ju a i keni përdorur ndonjëherë? – Asnjëherë nuk i kam përdorur, hiç.

Ekspertët e rrjeteve sociale, thonë se zhvillimi i shpejtë teknologjik, ka ndikuar që kabinat telefonike të mos jenë më të nevojshme, por sipas tyre ato duhet të mos zhduken të paktën për simbolikë.

Ekspert i rrjeteve sociale 01.49:02.32 “Këto kabina telefonike i shfrytëzonim kur udhëtonim në shtete të ndryshme. Sot i kemi shumë të pakta. Por mirë do të ishin të mbesin si simbolikë që do të na kujtojë në komunikimin e shumë kohe më parë.

Pavarësisht se në shumë shtete të botës kabinat telefonike ekzistojnë dhe përdoren, në vendin tonë, asnjë prej tyre nuk ka funksionale.