Dosja e Hagës! Akt-akuza e detajuar ndaj Hashim Thaçit

125 faqe të dosjes së Hagës i kushtohet asaj që prokurorët e kanë quajtur “përgjegjësia kriminale e të akuzuarve.  Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar kësaj dosje, thotë se: Akt-akuza ngrihet mbi atë që njihet si  “Joint criminal enterprise” Sipërmarrje e përbashkët kriminale”  për të cilën prokurorët special mbërrin në këtë përfundim.

“Të akuzuarit u përfshinë këtë sipërmarrje të përbashkët kriminale ku përfshihet kryerja e krimeve për të cilat akuzohen.  Të akuzuarit janë një pjesë e lidershipit të UÇK dhe si pasojë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të dakortësuar në marrjen nën kontroll të Kosovës, ku përfshihet edhe shënjeshtrimi aty që perceptoheshin si bashkëpunëtor apo  kundërshtarë dhe ndalimi arbitrar, keqtrajtimi dhe vrasjet. Veprimtaria kriminale është Mars 1998 deri të paktën Qershor 1999.

Secili nga pjesëtarët e kësaj Sipërmarrje e përbashkët kriminale në mënyrë të rëndësishme ndanë këtë qëllim me të tjerë pjesëtarë të kësaj sipërmarrje kriminale për të kyer këto krime”.

Por për çfarë akuzohet konkretisht Hashim Thaçi? Kjo pyetje e merr përgjigjen në faqen 157 të dosjes ku prokurorët thonë se Hashim Thaçi ishte njeriu më i fuqishëm i UÇK dhe se ai kontribuoi në formulimin, pjesëmarrjen e brendshme ose mbikëqyri zhvillimet, duke promovuar  planet e  politikat për avancimin e qëllimit të përbashkët të kësaj sipërmarrje të përbashkët kriminale.

Prokurorët në faqen 159 sjellin detaje që e ilustrojnë këtë.

“Thaçi filmoi daljen e tij publike më 30 Tetor 1998 në të njëjtën ditë kur UÇK kishte arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin në Dragobije. Në atë fjalim Thaçi sulmoi rivalët por në draftin paraprak gjuha ishte edhe më e ashpër drejtuar forcave anti UÇK, bashkëpunëtorëve të cilët pengonin luftën e UÇK. Në të njëjtën mënyrë edhe në intervistë e vitit të ri Thaçi akuzoi rivalët politik për tradhti duke iu referuar Bujar Bukoshit dhe Rugovës si satelitë mbështetës të Serbisë duke lënë të kuptohet se ata  ishin përfshirë në një operacion të fshehtë dëmtues për atë që thoshte UÇK. Vetëm luftë”.

Sipas prokurorëve special Hashim Thaci kras mesazheve publike të Shtabit të UÇK, në mënyrë personale hodhi hapa të tjerë për të zbatuar në terren politikat që përfshinin kërcënime të drejtpërdrejta, intimidim dhe dhunë. Kjo u pa edhe në takimin e Tiranës në maj të vitit 1998 me Bujar Bukoshin i cili kur refuzoi të dorëzonte fondin e luftës, UÇK nisi një fushatë propaganduese duke e quajtur atë tradhtar gjë e cila u reflektua në fjalimet publike të Thaçit.

“Si një aktor kyç mes Shtabit të Përgjithshëm të UÇK dhe komunitetit ndërkombëtar, Thaçi ishte fytyra kryesore e UÇK.  Ai e përdori atë pozicion duke keq informuar qëllimisht e mohuar krimet e UÇK duke e portretizuar UKC si një ushtri profesionale e cila zbatonte tërësisht ligjet ndërkombëtare humanitare”

Promovoi, mundësoi, justifikoi, inkurajoi krime nga anëtarët e UÇK-s përfshi shtabin duke mos ushtruar autoritetin dhe kontrollin në parandalimin, hetimin e të tilla krimeve për të ndëshkuar ose dhënë masë disiplinore atyre që kryen krime.

Ky është konkluzioni ku mbërrin prokurorët. Bazuar mbi këtë ata kanë ngritur akuzat ndaj Hashim Thaçit. /Top Channel/

Dosja e Hagës! Akt-akuza e detajuar ndaj Hashim Thaçit

Dosja e Hagës! Akt-akuza e detajuar ndaj Hashim Thaçit

Dosja e Hagës! Akt-akuza e detajuar ndaj Hashim Thaçit

Dosja e Hagës! Akt-akuza e detajuar ndaj Hashim Thaçit

Dosja e Hagës! Akt-akuza e detajuar ndaj Hashim Thaçit