Ka ndërruar jetë Sabit Kurteshi, një jetë kushtuar arsimit kumanovar

Në moshë 63 vjeçare ka ndërruar jetë Sabit Kurteshi, pedagog në gjimnazin e Kumanovës. Kurteshi ishte njeri arsimdashës, që tërë jetën ia kushtoi ngritjes së gjeneratave të reja të arsimuara. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Kumanovës, ku ka qenë i shtrirë ditët e fundit.