“Ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratave, do të valëvitet flamuri turk në Londër” – biznesmeni Muhsin Bayrak thotë se është afër blerjes së Chelseat

Biznesmeni turk Muhsin Bayrak pretendon se është afër blerjes së Chelseat nga Roman Abramovich dhe se aktualisht janë në një fazë ku i mbetet vetëm të nënshkruajnë kontrata.

Sipas mediave në Angli, ai është president i AG Holding Group, ndërsa merret me energji, ndërtim, turizëm dhe detari.

Në një intervistë për mediat turke, biznesmen ka konfirmuar negociatat me Chelsean, gjë që është raportuar edhe nga mediat në Angli.

 

“Ne jemi duke negociuar me avokatët e zotit Roman Abramovich dhe tashmë jemi në një fazë ku kanë mbetur vetëm nënshkrimet e kontratës. Shumë shpejt do ta valëvitim flamurin turk në Londër”.

“Kjo do të jetë një marrëveshje shumë e rëndësishme për Turqinë. Avokatët tanë kanë qenë në kontakt me Abramovic që nga dita e parë që u bë e qartë se ai do të shiste klubin”, ka thënë Bayrak.

 

Më tej thuhet se kompania e biznesmenit turk ka shumë biznese në Londër, si dhe në Itali, Greqi dhe Spanjë dhe në mbarë Turqinë.

 

Abramovich fillimisht u largua nga klubi në mënyrë që Chelsea të mos prekej nga sanksionet e mundshme pas luftës në Ukrainë, pasi ai konsiderohet si njeri i afërt me Roman Abramovichin.

Gjatë ditës u përfol se një konsorcium amerikano-zviceran është i bindur se do të bjerë dakord për një marrëveshje me Abramovichin, i cili është i etur për një transaksion të shpejtë, gjatë fundjavës.