City merr goditjen e rëndë, Ruben Dias pritet t’i mungoj gjatë

Manchester City është duke luftuar në të gjitha frontet për të fituar trofe si në Ligën Premier, FA Cupa dhe Ligën e Kampionëve.

Por skuadra e Pep Guardiolës ka marrë një goditje të rëndë ditën e sotme, pasi mbrojtësi portugez Ruben Diaz ka pësuar lëndim.

Ka qenë vet trajneri i Cityt, Pep Guardiola që ka konfirmuar se Dias është lënduar dhe do të mbetet për një kohë bukur të gjatë jashtë fushave.

Reprezentuesi portugez do të mbetet larg fushave për një periudhë të gjatë nga katër deri në gjashtë javë.

“Dias do të mbetet jashtë fushave deri në gjashtë javë. Më vije keq për mungesën e tij, pasi Ruben është një lojtar i rëndësishëm për ne, por këto janë gjëra që ndodhin brenda sezonit”.

“Nuk do të ankohem edhe pse kam vetëm dy qendërmbrojtës të gatshëm për lojë”, u shpreh Pep Guardiola.

Një humbje e madhe jo vetëm për Guardiolan, por edhe për Portugalinë që duhet të bëjë pa ndihmën e mbrojtësit në ndeshjet e Play Off-it të Kupës së Botës që do të luhen në fund të muajit.