Juventusi me gjest të madh, i bën dhuratë Edi Ramës pas fitores në zgjedhjet e Shqipërisë

Edi Rama njihet si një tifozë i madh i sportit, në veçanti futbollit.

Numri një i qeverisë shqiptare nuk e ka fshehur asnjëherë se është një fans i madh i gjigantit italian Juventus.

Tanimë kanë kaluar disa ditë që kur Rama dhe partia e tij PS kanë fituar zgjedhjet qendrore në Shqipëri, duke marrë mandatin e tretë si kryeministër.

Kampioni i shumëfishtë italian i ka dërguar një fanellë Edi Ramës me numrin tre, në shenjë urimi për mandatin e tretë të fituar.

Ka qenë vetë i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama që ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dhuratën e marrë nga Juventusi.

“Ja dhe urimi nga Juvja për mandatin e tretë. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionië tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.

/Telegrafi/

 

Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë😍

#GrazieJuve⚪️⚫️

*ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit😊

Posted by Edi Rama on Sunday, May 9, 2021