Juventusi e zyrtarizon Vlahovicin

Ndonëse ende nuk kanë publikuar ndonjë postim për kompletimin e transferimit të Dusan Vlahovic, Juventusi ka publikuar një video të tij.

Sulmuesi serb arriti sot në qendrën mjekësore të Juventusit për t’i kryer testet mjekësore, video e cila u publikuar nga vet Juventusi në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Toskanët dhe Juventus arritën një marrëveshje të martën, ndërsa sulmuesi dhe Juventusi rregulluan disa detaje të fundit dje.

22-vjeçari ishte pjesë e Fiorentinas që nga viti 2018, kurse paraprakisht kishte luajtur për Partizanin. /Gazeta Express/