Juventusi e mund Sampdorian falë golave nga Dybala dhe Ronaldo, e rimerr kreun në Serie A

Juventusi e ka rimarrë kreun në Serie A, pas fitores 2:1 kundër Sampdorias falë golave nga Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo të mërkurën në Genoa.

Pas golit fantastik të Dybalas, Gianluca Caprari e barazoi rezultatin për Sampdorian, por Ronaldo me një gol të paparë me kokë ia siguroi Juves fitoren e 13-të këtë sezon në Luigi Ferraris, raporton Gazeta Express.

Kjo fitore, e dyta më radhë, nënkupton se Juventusi tani është lider i Serie A me 42 pikë, tri më pak se Interi, i cili ndeshjen e kësaj jave e zhvillon më vonë.

Ndërkohë, kjo disfatë ia vështirëson shumë punët Sampdorias, e cila tani duhet të luftojë për të mbijetuar në ligën elitare italiane.

Kjo pasi klubit nga Genoa ka vetëm 15 pikë, një më shumë se Brescia e cila renditet në zonën e rënies nga liga. /Gazeta Express/