VMRO-DPMNE: Vendi nuk është në rrugë të drejtë, por të lakuar

Reagim ndaj pres konferencës së Damjan Mançevskit

Nuk është rrugë e drejtë, por e lakuar kur gjykatës e amnistojnë Zoran Zaevin për ryshfetin të cilin tërë opinioni e pa në incizime.

Çdo njeri ose nëpunës në gjyqësor të pavarur do të përgjigjej për një krim të tillë, vetëm Zoran Zaev nuk përgjigjet dhe për më tepër ai tallet me gjyqësinë.

Nuk është rrugë e drejtë, por e lakuar kur sistemi i drejtësisë nuk mund ta zgjerojë hetimin për Reket 1 dhe 2 dhe ta zvarrit me muaj edhe pse i gjithë opinioni thotë se udhëheqësia e qeverisë është e përfshirë në miliona rekete, por nga PP asnjë reagim.

Nuk është rrugë e drejtë, por e lakuar kur për Dragi Rashkovskin, Venko Filipçe, Den Donçev dhe funksionarë të tjerë nga qeveria, nuk mundet të hapin hetim sepse janë të afërt me Zoran Zaevin.

Nuk është rrugë e drejtë, por e lakuar kur paguhen mijëra euro për reklama partiake, ndërsa premtohej që reklamimi do të zvogëlohej në zero. Kjo është hipokrizi dhe marrëzi.

LSDM-ja duhet ta kuptojë se tri vite ishte në qeveri dhe pati mundësi ta realizojë atë të cilën e premtoi. Koha kaloi, por ata asgjë nuk realizuan. Tani është koha të largohen, sepse nuk dinë si të punojnë.

Tani vijon rindërtimi i Maqedonisë dhe përgjegjësi për të gjithë ata që i keqpërdorën institucionet.

Qendra për komunikim nga VMRO-DPMNE