Juventusi do të zhvillojë bisedime me Renato Sanchesin

Juventusi së shpejti mund të takohet me agjentin e Renato Sanches, Jorge Mendes, për të diskutuar transferimin e mesfushorit në Torino gjatë verës.

Kontrata e Sanches me Lille skadon në qershor të 2023 dhe ylli portugez duket i destinuar të largohet nga gjigantët e Ligue 1 në fund të sezonit.

Milani zhvilloi bisedime me lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk arriti një marrëveshje me kampionët e Francës në fuqi.

Sanches është objektivi primar i Milanit në mesfushë për verën, por Arsenali dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas mediave Goal.com dhe Calciomercato.com, përfaqësuesit e Bianconerëve mund të takohen me agjentin e lojtarit në javët e ardhshme.

 

 

Pas nënshkrimeve të Manuel Locatelli dhe Denis Zakaria, Zonja e Vjetër synon një përforcim tjetër në mesfushë dhe Sanches duket se është profili i duhur për gjigantin e Serie A.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, Juventusi po mendon për formacionin e mundshëm titullar për sezonin e ardhshëm, duke u fokusuar në opsionin më të mirë me Sanches si një organizator i thellë.