Juventusi dhe Milani projektojnë shkëmbimin Bernardeschi-Romagnoli

Dy klubet e mëdha italiane, Juventusi dhe Milani mund të shkëmbejnë mes vete anësorin Federico Bernardeschi me mbrojtësin Alessio Romagnoli.

Të dy lojtarët kanë luftuar për të fituar zemrat e tifozëve këtë sezon dhe kontratat e tyre janë afër fundit, pasi do të skadojnë në qershor të vitit 2022.

Sipas mediumit Goal.com, Juventusi dhe Milani po konsiderojnë një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes shërbimeve të dy lojtarëve.

Romagnoli ka humbur vendin e tij të titullarit ndaj Fikayo Tomori, pavarësisht se ishte kapiten i skuadrës së Rossonerëve, dhe konsiderohet shumë i ngadaltë për të punuar në formacionin 4-2-3-1 të Stefano Piolit.