Grushte dhe shuplaka në ndeshjen e NBA, përjashtohen dy lojtarë

Ndeshja e NBA në mes të LA Lakers dhe Raptors në një moment u rikthye në ndeshje të sporteve luftarake.

Montrezl Harell i Lakers dhe OG Anunoby i Raptors u përjashtuan nga loja pasi patën një përleshje në mes vete.

Dennis Schroder shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj OG Anunoby gjatë një aksioni të shpejtë.

Anunoby u përgjigj duke kapur këmbën e kundërshtarit dhe duke e rrëzuar në tokë.

Shpejt Montrezl Harrell u shfaq në skenë dhe i bëri disa të shtyra rivalit të tij dhe një shuplakë në ajër që shkaktoi tollovinë.

Arbitrat duhej të ndanin lojtarët nga të dy ekipet dhe përfunduan duke përjashtuar OG Anunoby dhe Montrezl Harrell , të cilët përfunduan duke parë ndeshjen nga dhoma e zhveshjes dhe tani po presin një sanksion të mundshëm në formën e një gjobe nga NBA.