Juventus takohen me përfaqësuesit e Paul Pogba

Juventusi ka takuar përfaqësuesit e Paul Pogba për të synuar transferimin e lojtarit.

Gjatë ditë së sotme, Juventus kanë takuar përfaqësuesit ligjorë të mesfushorit francez, Paul Pogba, për të diskutuar për një lëvizje të mundshme gjatë merkatos së verës.

Pogba do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe Juve duan ta marrin si lojtar të lirë gjatë merkatos së verës.

Francezi largohej nga Juve në vitin 2016 për të kaluar te Man United dhe tashmë ‘Zonja e Vjetër’ shihet përsëri si destinacion i mundshëm për të.

Delegacioni i Juves takoi sot Rafaela Pimenta që ka marrë klientin e të ndjerit Mino Raiola.

Mbetet të shihet nëse Juve do të mund të mbyllë një marrëveshje për kartonin e Pogba.